Prokuroria deklarohet për vdekjen e të riut në Gjakovë NULL NULL 06.07.2025 13:42 06.07.2025 13:42 Prokuroria Themelore e Gjakovës, është deklaruar për rastin tragjik të të riut i cili dyshohet se vdiq si pasojë e lëndimeve të marra në vendin e punës, në një fabrikë të tullave. Organi i akuzës në një përgjigje thotë se hetimet lidhur me rastin kanë nisur. Tutje, prokuroria thotë se trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. “Lidhur me rastin në fjalë, jemi njoftuar nga Policia e Kosovës dhe në vendin e ngjarjes kanë dalë prokurori kujdestar, të gjitha njësit përkatëse të Policisë së Kosovës dhe inspektori i punës. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML). Prokurori i Shtetit, në koordinim me Policinë e Kosovës, janë duke i ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Themelore të Gjakovës për Klankosova.tv. Ceremonia e varrimit për të riun do të bëhet sot me fillim nga ora 16:00 në varrezat e qytetit të Gjakovës. Sot varroset i riu që dyshohet se vdiq nga lëndimet në një fabrikë të tullave në Gjakovë *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 21 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 1 day