16:37, 28 Shkurt 2020

Ka nisur takimi në mes të partnerëve të koalicionit qeveritar Isa Mustafës nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Albin Kurtit nga Lëvizja Vetëvendosje, njofton Klan Kosova.

Takimi po mbahet në objektin e Qeverisë së Kosovës.

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa paraprakisht ka thënë se po takohen për kafe me Kurtin.

Kurse, nënkryetarja e LDK, Vjosa Osmani që po e shoqëron Mustafën në takim sqaroi se takimi ka të bëjë me gjetjen e modalitetit ose pajtimit mes anëtarëve të koalicionit rreth heqjes së tarifës 100 për qind.

Konkurs Pune

Lexo më shumë