Këshilli i Ministrave i dha dritën jeshile udhëtimit pa viza të kosovarëve, vendimi mbetet në duar të PE-së - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Këshilli i Ministrave i dha dritën jeshile udhëtimit pa viza të kosovarëve, vendimi mbetet në duar të PE-së

NULL NULL
nga Besnik Tahiri 09.03.2023 13:13

Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian e aprovoi në lexim të parë vendimin final për heqjen e vizave për shtetas të Kosovës .

Sipas rregullave të publikuara nga Parlamenti Evropian, liberalizimi i vizave për shtetasit do të thotë se do të kenë kohë të qëndrojnë 90 ditë në Zonën Shengen në periudhën prej 180 ditësh, njofton Klankosova.tv

Ky vendim hyn në fuqi më 1 janar të vitit 2024.

Kosova ka bërë veprime të mëdha për të përmirësuar sigurinë e saj në menaxhimin e migracionit dhe të përshtatjes së politikës  së saj të vizave me atë të BE-së.

Kështu tha ministrja suedeze për Migracion Maria Malmer Stenergard.

Tashmë i mbetet Parlamentit Evropian që ta ndërmarrë hapin final rreth heqjes së vizave të kosovarëve.