Covid-19, këto janë shifrat e fundit nga Gjermania pas lehtësimit të kufizimeve - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Covid-19, këto janë shifrat e fundit nga Gjermania pas lehtësimit të kufizimeve

NULL NULL
21/04/2020

Gjermania ka raportuar 1 mijë e 785 njerëz të testuar pozitiv gjatë ditës së kaluar, duke çuar numrin e përgjithshëm zyrtar në më shumë se 143,000 raste, sipas Institutit Robert Koch për sëmundje infektive.

Vdekjet e 194 personave deri më tani kanë qenë të lidhura me Covid-19 dhe numri i përgjithshëm i vdekjeve është 4598.

Qeveria ka thënë që virusi është nën kontroll dhe po lejon që disa dyqane të vogla të rihapen dhe disa shkolla të rifillojnë mësimet këtë javë, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.