12:11, 22 Korrik 2020

ARTMOTION, platforma me programin më të pasur, më atraktiv dhe më ekskluziv në vendin tonë, përveç transmetimeve direkt të ndeshjeve të NBA ka edhe të drejtën ekskluzive të emetimit të NBA TV, televizionit zyrtar të kësaj lige.

NBA TV i cili në Kosovë transmetohet vetëm dhe ekskluzivisht në ARTMOTION, nga sonte do të fillojë transmetimin e ndeshjeve miqësore të 22 skuadrave të cilat janë tubuar në “geton më të madhe të basketbollit në botë” në Disney World në Orlando dhe tash e dy javë po përgatiten për rifillimin e stinorit i cili për shkak të pandemisë Covid-19 u ndërpre me 12 mars.

Nga e mërkura 22 korrik, skuadrat do të zhvillojnë ndeshje përgatitore para rifillimit të stinorit me 31 korrik.

Duke filluar nga ora 21, adhuruesit e basketbollt në Artmotion via NBA TV do të mund të shikojnë maratonën prej 4 ndeshjeve miqësore rresht. Transmetimet në kanalin NBA TV në Artmotion fillojnë me ndeshjen Orlando Magic – LA Clippers (21:00) për të vazhduar me Washington Wizards – Denver Nuggets (23:00) dhe pasmesnate, me fillim nga ora 01:00 vjen dueli New Orleans Pelicans – Brooklyn Nets. Maratonën do ta përmbyllim me duelin.

Sacramento Kings – Miami Heat, me fillim nga ora 03:00.

Në përgjithësi, NBA TV në Artmotion do të transmetojë 16 ndeshjet më interesante miqësore gjatë kësaj dhe javës së ardhshme deri më 30 korrik (31 korrik në Kosovë) kur edhe rifillon edicioni me format special.

Janë skuadrat më të mira si Los Angeles Lakers, Boston Celtics, kampionët Toronto Raptors dhe kandidatët për titul sivjet LA Clippers, Miami Heat, Houston Rockets dhe shumë tjera të cilat NBA TV në Artmotion do t’ju sjell në shtëpitë tuaja.

NBA TV EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION

ORARI I MIQËSOREVE PARA RIFILLIMIT TË STINORIT

E MËRKURË, 22 KORRIK

21:00 Orlando Magic – LA Clippers

23:00 Washington Wizards – Denver Nuggets

 E ENJTE, 23 KORRIK

01:00 New Orleans Pelicans – Brooklyn Nets

03:00 Sacramento Kings – Miami Heat

09:30 Portland Trail Blazers – Indiana Pacers

 E PREMTE, 24 KORRIK

01:00 Dallas Mavericks – Los Angeles Lakers

23:00 Oklahoma City Thunder – Boston Celtics

E SHTUNË, 25 KORRIK

01:30 Houston Rockets – Toronto Raptors

18:00 Los Angeles Lakers – Orlando Magic

22:00 Miami Heat – Utah Jazz

 E DIEL, 26 KORRIK

18:00 Philadelphia 76ers – Oklahoma City Thunder

22:00 Indiana Pacers – Dallas Mavericks

 E HËNË, 27 KORRIK

00:00 Portland Trail Blazers – Toronto Raptors

02:00 Houston Rockets – Memphis Grizzlies

21:00 Washington Wizards – Los Angeles Lakers

23:30 Utah Jazz – Brooklyn Nets

 E MARTË, 28 KORRIK

20:00 Memphis Grizzlies – Miami Heat

22:00 San Antonio Spurs – Indiana Pacers

 Pritjes 5 mujore dhe pushimit të detyruar në NBA për shkak të pandemisë COVID19, po i vjen fundi.

Pas një jave të ndeshjeve miqësore, të enjten e ardhshme me 30 korrik në Shtetet e Bashkuara apo me 31 Korrik sipas kohës lokale në Kosovës, do të rifilloj stinori i NBA i ndërprerë të Mërkurën e 11 Marsit 2020 kur lojtari i Utah Jazz, francezi Rudy Gobert ishte testuar pozitiv për virusin korona dhe do të jenë pikërisht Utah Jazz dhe Rudy Gobert ata që do ta rifillojnë kampionatin me duelin kundër New Orleans Pelicans.

Ndërkohë, të premten me 31 Korrik, me fillim nga ora 03:00 në mëngjes na pret super dueli Clippers – Lakers.

Nga mëngjesi i hershëm i së premtes 31 Korrik, NBA do ta rifillojë stinorin e ndërprerë para më shumë se pesë muajve për shkak të pandemisë dhe me këtë kthehen edhe kënaqësitë maksimale basketbollistike në ARTMOTION.

Nga 31 korrik deri me 15 gusht, ARTMOTION do të transmetojë çdo ditë ndeshjet më interesante dhe kështu do ta kthej basketbollin në vendin tonë i cili tash e gati 6 muaj po na mungon.

 “Nga sonte në ora 21:00 lidhni rrypat, bëhuni gati dhe fluturuuaaam ” me NBA TV në Artmotion.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë