Deklarata për gjenocid në Kosovë, politikani serb: Ambasadori gjerman të kërkojë falje

Deklarata për gjenocid në Kosovë, politikani serb: Ambasadori gjerman të kërkojë falje

NULL NULL
2 weeks më parë

Deklarata e turpshme e ambasadorit gjerman në Beograd, Thomas Schieb, se Serbia duhej të bombardohej në 1999 për të parandaluar gjenocidin, është kulmi i cinizmit dhe vazhdimi i fushatës së disa vendeve perëndimore për të deklaruar popullin serb si gjenocidial.

Kështu ka deklaruar kryetari i Partisë Popullore Serbe, Nenad Popoviq, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.

“Është veçanërisht perfide”, tha Popoviq në një deklaratë, që Ambasadori Thomas Schieb e tha këtë në ditët kur siç tha ai “populli serb po shënon tetë dekada që nga bombardimi i Beogradit nga bombarduesit nazist”.

Diplomati gjerman në Serbi deklaroi se bombardimi i Jugosllavisë në vitin 1999 ishte një çështje e diskutueshme, por se sipas tij ishte e nevojshme për të parandaluar një katastrofë humanitare dhe gjenocidin në Kosovë.

Ambasadori gjerman në Serbi: Bombardimi i Jugosllavisë ishte i nevojshëm për të parandaluar gjenocidin në Kosovë