Brazili bëhet vendi i dytë që regjistron mbi 50 mijë vdekje nga koronavirusi NULL NULL 22.06.2020 09:22 22.06.2020 09:22 Brazili është bërë vendi i dytë, pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës që regjistroi më shumë se 50 mijë vdekje nga Covid-19. Kjo ndodhi mes trazirave në rritje politike dhe vetëm disa ditë pasi vendi konfirmoi më shumë se një milion infeksione me koronavirus. Ekspertët paralajmërojnë se kulmi i shpërthimit në Brazil është ende disa javë larg. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka regjistruar edhe rritjen më të madhe njëditore në raste globale, me shumicën e infeksioneve të reja në Amerikë. Vendimi i presidentit të Brazilit Jair Bolsonaro për të kundërshtuar bllokimet dhe përqëndrimin në ekonomi ka qenë jashtëzakonisht përçarës. Dy ministra të shëndetësisë – të dy mjekë – kanë dhënë dorëheqje pasi vdekjet dhe infeksionet janë rritur, raporton BBC, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.