Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vuçiq publikon fotografi nga takimi virtual i Parisit, pjesë e të cilit është edhe Hoti

NULL NULL
10.07.2020 11:34

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti po merr pjesë në konferencën virtuale, që është organizuar nga presidenti francez,  Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Në këtë takim virtual po merr pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Bashkimi Evropian në ngjarjen e organizuar nga Parisi përfaqësohet nga kryediplomati evropian, Josep Borrell.

Me këtë rast kreu i shtetit serb ka publikuar disa fotografi në rrjetin social Facebook nga ky takim i cili po mbahet dy ditë para atij të Brukselit ku është paralajmëruar rinisja e dialogut Kosovë-Serbi, njofton Klan Kosova.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.