Koronavirusi shtrihet në 50 vende NULL NULL 28.02.2020 11:00 28.02.2020 11:00 Zelanda e Re raporton për infeksionin parë koronavirus pasuar me shumë raste të konfirmuara në vende përfshirë Spanjën, Francën, Nigerinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe brenda natës, pasi shpërthimet e virusit në Korenë e Jugut, Itali dhe Iran vazhduan të përkeqësohen. Virusi tani ka arritur në më shumë se 50 vende dhe territore jashtë Kinës, me mbi 4,400 infeksione të regjistruara dhe të paktën 70 vdekje, raporton CNN, transmeton Klan Kosova. Këto janë vendet më të goditura në secilin rajon të botës: Afrika: Algjeria, Egjipti, Nigeria; Nga një 1 rast secila Azia: Kina; 78.824 raste, 2.788 vdekje Azia (jashtë Kinës): Koreja e Jugut; 2.022 raste, 13 vdekje Australia-Azia: Australia; 22 raste Evropa: Italia; 650 raste, 17 vdekje Lindja e Mesme: Irani; 245 raste, 26 vdekje Amerika Veriore: Shtetet e Bashkuara; 60 raste Amerika e Jugut: Brazili; 1 rast *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.