“Ata nuk e dinë se çfarë dreqin po bëjnë”, thotë Trump për Izraelin dhe Iranin NULL NULL 24.06.2025 13:20 24.06.2025 13:20 Para pak minutash, presidenti amerikan, Donald Trump tha se është i pakënaqur si me Izraelin ashtu edhe me Iranin pasi të dy shkelën armëpushimin. Për gazetarët, ai më tej tha: “Duhet ta bëjmë Izraelin të qetësohet sepse ata shkuan në një mision këtë mëngjes. Duhet ta bëjmë të qetësohet”. Rreth armëpushimit, Trump deklaroi: “Nuk jam i sigurt nëse e bënë qëllimisht. Ata nuk mundën t’i bindnin njerëzit të qetësoheshin. Nuk më pëlqen fakti që Izraeli doli këtë mëngjes dhe do të shoh nëse mund ta ndaloj. Sapo të largohem nga ju, do të shoh nëse mund ta ndaloj”. “Sapo bëmë marrëveshjen, ata dolën dhe hodhën një ngarkesë bombash”, shtoi ai, transmeton Klankosova.tv. “Një gjë të tillë nuk e kam parë kurrë më parë. Ngarkesa më e madhe që kemi parë. Nuk jam i kënaqur me Izraelin. Ne në thelb kemi dy vende që kanë luftuar kaq gjatë dhe aq fort sa nuk e dinë se çfarë po bëjnë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.