Sot nis Artmotion Superliga e Basketbollit, kjo ndeshje do jetë në transmetim

Sot nis Artmotion Superliga e Basketbollit, kjo ndeshje do jetë në transmetim

NULL NULL
nga Arbon Flugaj 1 month më parë

 

Pas një sezoni të jashtëzakonshëm që përfundoi në majin e këtij viti, tani erdhi koha edhe për fillimin e garave në edicionin 2021/22. Superliga e Basketbollit kosovar tani do të mbajë emrin e sponsorit kryesor, Artmotion teksa nis me ndeshjen mes RC Cola Dritës dhe Sigal Prishtinës.

Normalisht, kjo përballje do duhej të zhvillohej në Gjilan mirëpo përshkak të problemeve me palestër, e cila përveç se nuk i plotëson kriteret edhe po shërben si vend për vaksinim dueli do të luhet në “Pallatin e Rinisë dhe Sporteve”.

Të dyja këto skuadra nuk patën aspak sukses në Superkupë duke u eleminuar qysh në rrethin e parë andaj kanë nevojë ta nisin kampionatin sa më mirë dhe me fitore.

Kjo ndeshje do të nis nga ora 19:00 dhe do të transmetohet në Art Sport 1 nën komentimin e Ulpiana Emrës.