Historia e 84 vjeçarit që i mbijetoi dy tërmeteve NULL NULL 06.12.2019 13:04 06.12.2019 13:04 Hile Zefi, 84 vjeçar iu ka mbijetuar dy tërmeteve të fuqishme në jetën e tij atij të vitit 1979 në 15 prill në Shkodër dhe atij të këtij viti më 26 nëntor me magnitudë 6.4. Zefi tregon se 26 nëntori e tronditi shumë atë dhe familjen e tij: Ajo ditë na tronditi shumë dhe dolëm jashtë. Ai thotë se pas tërmetit në Shkodër u zhvendos fillimisht në Laç e pastaj në Durrës: “Pas asaj dite erdha të jetoja në Laç pastaj erdha në Durrës, kam 21 vjet këtu derisa më 26 na erdhi tërmeti i dytë. Na zuri në një orë që nuk ishim as në gjumë as zgjuar, tani jemi vendosur te kisha bashkë me gruan djalin nipin e nusen. Me thënë të drejtën komuna na është gjendur në çdo minutë, ekspertët thanë se kjo banesë ka vetëm restaurim, tani se çfarë do ndodhë nuk e dimë, sepse na thanë do ta shohim mirë mos ka lëvizje. Për momentin janë tre familje që jetojnë brenda tani në pallat”, tha ia për Top Channel, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.