11 të vdekur pas një aksidenti në Turqi - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

11 të vdekur pas një aksidenti në Turqi

NULL NULL
01/10/2015

Të paktën 11 persona kanë vdekur, pasi që një autobus i ka goditur një radhë të njerëzve në një stacion autobusi në kryeqytetin turk, Ankara.

Arsye për këtë aksident mendohet të jetë shoferi i cili ka humbur kontrollin e autobusit, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Guvernatori i Ankaras, Mehmet Kiliclar, është shprehur që aksidenti i së enjtës përpos 11 vdekjeve ka lënë  edhe shumë përsona të plagosur.