11 të vdekur nga një sulm në një bar në Meksikë

11 të vdekur nga një sulm në një bar në Meksikë

NULL NULL
1 muaj më parë

11 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e një sulmi në një bar në Meksikë këtë të diel, transmeton Klan Kosova.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të shtetit qendror meksikan të Guanajuato tha se trupat e shtatë burrave dhe katër grave u gjetën në lokal në orët e para të mëngjesit të së dielës në qytetin Jaral del Progreso. Një grua tjetër u gjet e lënduar nga arma e zjarrit, thanë autoritetet në një njoftim për shtyp.

Guanajuato është shndërruar në një skenë ku përsëritet dhuna kriminale në Meksikë, në të cilën luftojnë bandat Santa Rosa de Lima dhe kartelit të fuqishëm Gjenerata e Re e Jaliscos, shkruan Reuters.