11 të vdekur në Pakistan NULL NULL 03.05.2015 17:48 03.05.2015 17:48 Si pasojë e përfshirjes nga flakët të një autobusi në rajonin Hayrpur Natan Shah të Pakistanit kanë humbur jetën 11 persona, njoftuan burime nga vendi i ngjarjes. Sipas informacioneve të marra nga autoritetet e policisë, mësohet se autobusi ka rënë në kontakt me një kabllo të tensionit të lartë duke shkaktuar flakë në autobus. Sipas njoftimeve, nga 11 të vdekurit, shtatë ishin gra dhe tre fëmijë, ndërsa janë plagosur afërsisht 40 të tjerë. Të plagosurit janë dërguar për mjekim. Me anë të një deklarate, kryeministri i vendit, Navaz Sherif ka shprehur ngushëllimet për të afërmit e atyre që humbën jetën. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Krasniqi takohet me Gorçeviqin e Malit të Zi, dakordohen për thellim të bashkëpunimeve 7 minuta më parë
Ekonomi Kurti: Kosova po përforcohet si destinacion i preferuar për investime në energji 14 minuta më parë