“Kam mbijetuar nga gjithçka sepse isha e vendosur që të mbijetoja”, ka thënë vet ajo.

8:29, 15 Maj 2020

E mbijetuara.

Kështu e quan veten 108 vjeçarja nga New Jersey i SHBA-së, Sylvia Goldsholl.

Ajo ka përjetuar pandeminë e vitit 1918 dhe tash edhe atë të koronavirusi.

Golsholl, e cila jeton në një shtëpi pleqsh është shëruar plotësisht nga Covid-19, pasi me të ishte diagnostifikuar një muaj më parë.

Këtë e ka konfirmuar në një konferencë për media Guvernatori nga New Jersery, Phil Murphy, raporton CNN, transmeton Klan Kosova.

Ajo mund të jetë personi më i moshuar në SHBA që është shëruar nga virusi.

“Një jetë e jashtëzakonshme, shpirt i jashtëzakonshëm dhe një shfaqje e jashtëzakonshme e forcës”, ka shkruar në një tëeet Murphy duke kremtuar për Goldsholl.

Golsholl ka qenë shtatë vjeçare kur botën e kishte goditur virusi i 1918-ës i cili mori mbi 50 milionë jetë në tërë globin.

“Kam mbijetuar nga gjithçka sepse isha e vendosur që të mbijetoja”, ka thënë vet ajo.

Konkurs Pune

Lexo më shumë