1000 vdekje për një ditë nga COVID-19, Rusia fajëson popullin që s'po vaksinohet

1000 vdekje për një ditë nga COVID-19, Rusia fajëson popullin që s’po vaksinohet

NULL NULL
2 months më parë

Rusia këtë të shtune ka shënuar 1000 vdekje nga COVID-19, numër ky më i larti për një ditë që kur ka filluar pandemia.

Shifrat janë rritur gjatë gjithë javës derisa Kremlini po fajëson popullin rus për mosmarrjen e vaksinave, njofton Klan Kosova.

Rreth një e treta e popullsisë ka marrë nga një dozë të vaksinës në mes të një mosbesimi të gjerë ndaj vaksinave.

Numri i të vdekurve prej 222,000 nga COVID-19 në Rusi është shifra më e lartë në Europë, me 33,000 infeksione të tjera të raportuara të shtunën.

Qeveria ka shmangur vendosjen e kufizimeve të rrepta me arysen se duhet ta mbajë gjallë ekonominë, shkruan BBC.

Këtë javë, zëdhënësi Dmitry Peskov tha: “Në një situatë të tillë ku infeskionet janë duke u rritur, është e nevojshme të vazhdohet t’iu spjegohet njerëzve se ata duhet ta vaksinohen.