Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

100 vjeçarja i futet garës për Këshillin Gjerman

NULL NULL
14.04.2019 15:09

Për shumicën e njerëzve arritja e moshës 100 vjeçare do të ishte arsye më se e mjaftueshme për pushuar dhe për t’i marrë gjërat me lehtësi, por Lisel Heise ka ide të tjera.

Gjermanja, një ish mësuese sportive, ka filluar një kapitull të ri në jetën e saj duke iu futur garës për anëtare të Këshillit në qytetin e saj të Kirchheimbolanden.

Ajo e ka fokusuar fushatën e saj në rihapjen e pishinës së hapur të qytetit, e cila u mbyll në vitin 2011.

Heise ka qenë e zëshme në përpjekjet e saj për ta ringjallur atë – asaj nuk i pëlqen zëvendësimi i pishinës në periferi të qytetit – por gjeti që, si një grua e moshuar, mendimet e saj shpesh ishin injoruar.

Tani që ajo ka arritur tre figura, po shpreson ta kthejë moshën në avantazhin e saj.

“Mikrofoni ishte shpesh i fikur kur fillova të flisja për pishinën dhe pastaj sigurisht që ndalesh-nuk ke çfarë bën. Por tani që jam 100 vjeçe, jam në një pozicion tjetër. Tani kam rastin të flas zëshëm dhe të them diçka ” ka thënë Heise.

Heise po kandidon për grupin bazë “Wir für Kibo”, i cili bën fushatë për zhvillim të qëndrueshëm dhe angazhim më të madh qytetar.

Shpresa kryesore e Heise për të kandiduar për zyrë është se ajo më në fund mund të bëjë diçka për të rinjtë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.