100 mjekë italianë kanë vdekur nga koronavirusi NULL NULL 10.04.2020 09:36 10.04.2020 09:36 100 mjekë italianë kanë vdekur nga koronavirusi prej kur pandemia shpërtheu në vendin mesdhetar në muajin shkurt. “Numri i mjekëve që kanë vdekur nga Covid-19 është 100 – mbase edhe 101 në këtë moment, për fat të keq”, ka thënë zëdhënësi i Asociacionit të Mjekëve në Itali për AFP. Kjo shifër përfshin edhe mjekët që ishin pensionuar dhe që qeveria filloi t’i thërrasë një muaj më parë që të ndihmojnë në luftën kundër virusit që, sipas shifrave zyrtare, ka marrë 18, 279 jetë në Itali – më së shumti në botë. Mediat italiane kanë raportuar se rreth 30 infermierë dhe personel tjetër shëndetësor kanë vdekur gjithashtu nga Covid-19, transmeton Klan Kosova. “Ne nuk mund të lejojmë mjekët dhe personelin tjetër shëndetësor që të shkojnë në këtë luftë pa asnjë mbrojtje kundër virusit. Është një luftë e padrejtë”, ka thënë presidenti i Asociacionit të Mjekëve në Itali Filippo Anelli. Instituti i Shëndetit Publik në Romë ka vlerësuar se 10 për qind e të infektuarve me koronavirus në Itali punon në sistemin shëndetësor. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.