100 milionë për shtëpinë e Michael Jackson - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

100 milionë për shtëpinë e Michael Jackson

NULL NULL
29/05/2015

Prona 1000 hektarësh e e Michael Jackson e quajtur “Neverland Ranch” do të shitet për 100 milionë dollarë, transmeton Klan Kosova.

Wall Street Journal raporton se ranqi i dikurshëm i Jackson, ku kishte elefantë e majmunë, mund të bëhet i juaji po i patët në xhirollogari as më pak e as më shumë se 100 milionë dollarë.

Edhe emri i vendit nga Neverland ka ndryshuar. Tani quhet Sycamore Valley Ranch. Është ky emri që prona e mbante para se të blihej nga legjenda e muzikës.

Ylli i muzikës pop Michael Jackson, e kishte shndërruar këtë vend në një vend ekzotik dhe e kishte mbushur me kafshët e tij të preferuara, por ka kohë që ranqi nuk e ka shkëlqimin që kishte dikur.

Neverland Raanch Neverland Ranch Neverlandddd