Lajmet e fundit

Të enjten bëhen 10 vjet nga vdekja e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.
Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se do të mbajë konferencë për media para Prokurorisë Speciale.
Familja Dehari, avokati Tomë Gashi dhe përfaqësuesi i VV-së, Sami Kurteshi, do t’iu drejtohen nesër qytetarëve nga ora 11:00.
Ndryshe, të martën, Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, është takuar me familjen e të ndjerit, në një takim ku është diskutuar për shqetësimet dhe qëndrimet e familjarëve lidhur me rastin e vdekjes së tij.
Në takim ka marrë pjesë edhe prokurori special, Bekim Kodraliu, i cili njëherësh është prokuror i çështjes së Astritit.
Gashi ka ritheksuar se zbardhja e plotë e rrethanave të vdekjes së Astrit Deharit përbën obligim institucional.
“Kjo çështje penale duhet të trajtohet me profesionalizëm, me qëllim që të zbardhet e vërteta rreth këtij rasti dhe i njëjti të marrë epilog përfundimtar”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. /Klankosova.tv