10 veteranë protestues të arrestuar NULL NULL 07/08/2015 07/08/2015 10 veteranë të cilët kanë protestuar para ndërtesës së Qeverisë, e më pas i rrëzuan dyert e oborrit të ndërtesës, kanë përfunduar të arrestuar. Këtë e ka bërë të ditur për Klan Kosova, zëdhënësja e policisë Flora Ahmeti, e cila ka thënë se ata janë arrestuar për shkak të sjelljeve të dhunshme gjatë protestës. Ahmeti ka thënë se veteranët që u arrestuan nga policia, janë në procedurën e intervistimit dhe se është prokurori ai që do ta marrë vendimin për ta. Protesta e ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, para ndërtesës së Qeverisë, ka eskaluar. Protestuesit të cilët po kërkonin publikimin e listave të veteranëve si dhe zbatimin e ligjit për këtë kategori janë nisur drejt hyrjes së objektit qeveritar ku edhe kanë thyer dyert e oborrit të kësaj ndërtese. Ata i kanë gjuajtur me gurë edhe veturat qeveritare. Ndërkohë, gjatë gjithë kohës kanë brohoritur “Agim Qeni”, duke shprehur nervozën ndaj kryetarit të Komisionit Qeveritar për verifikimin e listave të Veteranëve, Agim Çeku. Veteranët protesues të mllefosur kanë thënë se Qeveria nuk do t’i publikojë listat as këtë vit, por as tjetrin. Sipas tyre, ekzekutivi po vepron kështu, për qëllime politike.
Kosova Spahiu: Lufta në Ukrainë, mundësi që Kosova të njihet nga Serbia me çmim më të ulët (VIDEO) 18/08/2022