10 të vdekur në Japoni – dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme NULL NULL 18.07.2019 08:28 18.07.2019 08:28 Së paku 10 vetë kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga një zjarrvënie që dyshohet se u bë e qëllimshme në një studio animacioni në Kyoto të Japonisë, kanë thënë zyrtarët lokalë të emergjencës. Mediat lokale cituan policinë që thoshte se një burrë hyri në studion e Kyoto Animation Co të enjten në mëngjes dhe hodhi një lëng ta paidentifikuar përreth, njofton Klan Kosova. Rreth 30 njerëz ende mbeten të pagjetur, njoftoi transmetuesi NHK. I dyshuari, i cili nuk është identifikuar, është arrestuar dhe është dërguar në spital me lëndime. Breaking: Multiple people are dead after a man intentionally set a fire at an anime studio in Kyoto, Japan. pic.twitter.com/B0fnL2IiAi — PM Breaking News (@PMBreakingNews) July 18, 2019 “Një burrë hodhi një lëng dhe i vuri zjarrin”, tha një zëdhënës i policisë prefektive të Kiotos, për agjencinë e lajmeve AFP. Nuk u dhanë detaje të tjera për të dyshuarin apo për motivet e mundshme. NHK tha se burri ishte dëgjuar duke thënë “rënie heroike” derisa i vuri zjarrin ndërtesës. Zjarri shpërtheu në ndërtesën tre-katëshe të enjten rreth orës 10:30. Operacionet e shpëtimit janë ende në vendin e ngjarjes. “Ne jemi duke u përpjekur të sjellim disa viktima që janë bllokuar brenda ndërtesës së tre kateve, duke përfshirë edhe ata që nuk mund të lëvizin”, tha një zëdhënës i departamentit të zjarrfikësve për AFP. According to local police, several people have been killed in a fire at an animation studio in Kyoto, Japan. https://t.co/d7d86tBdnL — Twitter Moments (@TwitterMoments) July 18, 2019 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Kompania e menaxhimit të anijeve shpreh ngushëllime për viktimat pas shembjes së urës në Baltimore 3 minuta më parë
Kosova Osmani kujton masakrën ndaj familjeve Bogujevci dhe Duriqi: Autorët të sillen para drejtësisë 7 minuta më parë
Kosova Mungojnë dy të akuzuar dhe një avokat, shtyhet gjykimi për shpëlarjen e mbi 125 mijë eurove 8 minuta më parë