10 simptomat e COVID-it të gjatë tek fëmijët NULL NULL 22.08.2024 23:44 22.08.2024 23:44 Fëmijët dhe adoleshentët janë të prekshëm ndaj COVID-it të gjatë ashtu si të rriturit, me një sërë simptomash të dallueshme që tregojnë efekte afatgjata shëndetësore, tregon një studim i ri. Dhjetë simptoma te fëmijët e moshës shkollore dhe 8 te adoleshentët tregojnë praninë e mundshme të COVID-it të gjatë, sipas gjetjeve të botuara të mërkurën në Journal of the American Medical Association. Fëmijët shkollorë në veçanti kanë grupe simptomash që rrotullohen rreth problemeve me kujtesën ose fokusimin, problemet e gjumit dhe simptomat e stomakut, treguan rezultatet. Nga ana tjetër, adoleshentët prireshin të vuanin simptoma të lidhura me humbjen e shijes ose nuhatjes – diçka që nuk përjetohej tek fëmijët shkollorë, thanë studiuesit. Hulumtimi është “një hap i parë drejt një mjeti që një ditë mund të përdoret për të identifikuar Covid-in e gjatë tek fëmijët dhe adoleshentët – një grup gjerësisht i nënstudiuar – por ka të ngjarë të ndryshojë dhe zgjerohet teksa mësojmë më shumë dhe nuk synohet të përdoret si një mjet klinik sot”, tha studiuesja Dr. Rachel Gross, profesoreshë e asociuar e pediatrisë dhe shëndetit të popullatës në NYU Langone, në një njoftim për shtyp të NYU. Rreth 65 milionë njerëz në mbarë botën po jetojnë me COVID-19 të gjatë, i cili tenton të zhvillohet disa javë pas një infeksioni fillestar me COVID-19. COVID-i i gjatë mund të zgjasë javë, muaj apo edhe vite. “Shumica e kërkimeve për të kuptuar COVID-in e gjatë deri më sot janë përqendruar te të rriturit, me më pak të njohura për këtë gjendje komplekse te fëmijët”, tha studiuesi bashkë-drejtues Tanayott Thaweethai. Për këtë studim, hulumtuesit krahasuan 751 fëmijë të vegjël që ishin infektuar me COVID me 147 të rinj të painfektuar dhe më shumë se 3,100 adoleshentë të infektuar me më shumë se 1,300 adoleshentë të painfektuar. Kujdestarët u pyetën nëse fëmijët kishin përjetuar ndonjë gjë nga një grup prej 75 simptomash të mundshme që kanë qenë të lidhura me COVID-in e gjatë te të rriturit. Kjo listë më pas u zvogëlua për të përfshirë vetëm ata të pranishëm në të paktën 5% të fëmijëve ose adoleshentëve me COVID, thanë studiuesit. Simptomat e përfshira në indeks për fëmijët ishin: Probleme me kujtesën ose fokusimin Dhimbje shpine ose qafe Dhimbje stomaku Dhimbje koke Fobitë Refuzimi për të shkuar në shkollë Kruarje e lëkurës ose skuqje Probleme me gjumin Nauze ose të vjella Ndjenja e kokës së rëndë ose marramendje Tek adoleshentët, simptomat më parashikuese ishin: Ndryshimi ose humbja e nuhatjes dhe/ose shijes Dhimbje të trupit, muskujve ose kyçeve Lodhje gjatë ditës Lodhje pas ecjes Dhimbje shpine ose qafe Probleme me kujtesën ose fokusimin Dhimbje koke Ndjenja e kokës së rëndë ose marramendje. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.