22:00, 13 Mars 2019

Cilat janë prioritetet tuaja kur planifikoni një udhëtim? Ushqimi i mirë? Kultura? Historia interesante? Ka të ngjarë që këto të jenë elemente të rëndësishme, por sigurisht që përparësi i jepni çmimit.

Posta e Mbretërisë së Bashkuar ka bërë një llogaritje vjetore në lidhje me shpenzimet e turistëve për një fundjavë në shtete të ndryshme të Europës – nga çmimi i një kafeje deri tek akomodimi në hotel.

Qyteti më i përballueshëm për të udhëtuar është Vilnius në Lituani, i njohur për pamjet piktoreske, arkitekturën me stil barok dhe historinë e larmishme.

Në Lituani mund të udhëtoni nga aeroporti për në qytet me vetëm dy euro dhe të qëndroni në një hotel me tre yje për 80 euro.

Mundësi të tjera janë Beogradi në Serbi – ku arkitektura sovjetike ndërthuret me atë moderne. Një shishe birrë mund ta shijoni për vetëm dy euro.

Vendet e Europës Lindore janë ndër më të lirat në rajon. Një udhëtim në Varshavë mund t’ju kushtojë diku tek 184 euro. Pak a shumë çmime të njëjta raportohen edhe për vende si Stambolli (Turqi), Bukureshti (Rumani), Porto (Portugali), Riga (Letoni).

Budapesti, një ndër destinacionet më të preferuara të shqiptarëve kohëve të fundit, nuk qëndron më në Top10, pasi është pozicionuar në vendin e 11.

Në vijim gjeni listën me 10 shtetet më të përballueshme për të udhëtuar:

Vilnius, Lituani – 130 euro

Beograd, Serbi – 160 euro

Varshava, Poloni – 184 euro

Stamboll, Turqi – 192 euro

Bukuresht, Rumani – 192 euro

Porto, Portugali – 192 euro

Riga, Letoni – 200 euro

Bratisllava, Sllovaki – 208 euro

Moskë, Rusi – 216 euro

Pragë, Republika Çeke – 216 euro

/anabel

Konkurs Pune

Lexo më shumë