10 persona të maskuar kalojnë nëpër sheshet e Prishtinës, gjobiten për prishje të qetësisë publike (VIDEO) NULL NULL 14.08.2022 21:47 14.08.2022 21:47 Dhjetë persona të maskuar kanë parakaluar nëpër sheshet qendrore të Prishtinës e më pas janë shoqëruar në stacionin policor. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Sot rreth orës 18:00, në shesh në Prishtinë, policia ka ndalur dhe shoqëruar në stacion policor 10 persona. Personat në fjalë të cilët me vete kishin dy qenë, kanë parakaluar në sheshet e Prishtinës të maskuar duke ju shkaktuar shqetësim qytetarëve që ishin prezent në atë zonë”, është shprehur Ahmeti, njofton Klankosova.tv. Sipas Ahmetit, personat në fjalë, pas intervistimit në koordinim me prokurorin e shtetit, janë liruar, dhe ndaj tyre janë shqiptuar gjoba për prishje të rendit dhe qetësisë publike. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024