Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

10 mënyrat që bëjnë që depilimi të dhemb më pak

NULL NULL
15.12.2016 13:00

Këto këshilla depilimi do ju lehtësojnë dhimbjen dhe të ju ndihmojnë me përvojat e këqija, varësisht a depiloheni vetë apo në sallone.

Sado që ju i prisni me padurim ditët e verës, bashkë më to vjen edhe një barrë e madhe – heqja e qimeve. Depilimi ofron komoditet sepse e bën lëkurën më të butë edhe për kohë më të gjatë se sa rruajtja, por kjo nuk do të thotë se depilimi nuk ka të meta, e një ndër to është dhimbja që na shkakton.

Ja 10 mënyrat si ta bëjmë depilimin të dhemb më pak:

1. Ju 24 orë para takimit për depilim duhet të anuloni të gjitha trajtimet tjera të lëkurës, siç është edhe largimi i qelizave të vdekura, trajtim ky që mund ta irritoj lëkurën tuaj.

2. Gjithmonë fillo me lëkurë të pastër dhe të thatë. Njomja në një banjë të ngrohtë mund të ndihmojë në zbutjen e qimeve dhe hapjen e poreve të lëkurës. Mos përdorë krem për të zbutur lëkurën, ai mund të depërtoj në folikulen e qimes. Po ashtu mund të zvogëloj aftësinë e dyllit për të hequr qimet.

3. Shmangni depilimin një javë para ciklit tuaj, kohën kur jeni shumë të ndjeshëm ndaj dhimbjes. Për të shmangur dhimbjet depilohuni një apo dy javë pas ciklit, kur pragu i dhimbjes është më i lartë.

4. Prov0ni që një orë para depilimit të merrni ndonjë tabletë që të lehtësojë dhimbjen dhe të ulë rrezikun e ndonjë inflamacioni të mundshëm.

5. Nëse e keni ndërmend të bëni depilim bikini, mos harro të ndërrosh të brendshmet, të veshësh një pale nga pambuku, të lirshme dhe të pastërta. Sepse ato nga sintetika dhe të ngushta mund ta irritojnë lëkurën dhe të qojnë në mbylljen e poreve duke bërë qe qimet të rriten nën lëkurë. Ju gjithashtu mund të mos shkoni në palestër atë ditë.

6. Mos i ngacmo qimet nën lëkurë. Dhe në asnjë mënyrë mos guxo ta pickosh atë pjesë duke dashur ta nxjerrësh qimen, se kjo vetëm mund t’a përkeqësoj situatën. Në vend të kësaj provo ta zbusësh atë pjesë me krem antibakterial.

7. Gjithmonë tërheqe lëkurën e tendosur, dhe bëje në anën e kundërt me drejtimit e rritjes së qimeve. Kjo gjë në mënyrë dramatike e rritë efektivitetin e depilimit dhe ulë nivelin e dhimbjes.

8. Ju e dini se si merrni frymë shpejt dhe ne formë të shkurtër kur lëndohemi. Kjo është forma natyrale e reagimit të trupit tuja për të përballuar dhimbjet. Merrni frymë tellë, kur e aplikoni dyllin, dhe merrni frymë në formë të shkurtër dhe të fortë kur e largoni dyllin nga lëkura.

9. Duhet shmangur gjithçkaje që ka të bëjë me nxehtësinë, të tilla si banjot e nxehta. Qëndrimi në diell pas depilimit është një nga gabimet më të mëdha që njerëzit bëjnë. Lëkura juaj është në gjendje të brishtë dhe sigurohuni që jeni duke e mbrojtur.

10. Për të mbajtur lëkurën e butë, largo qelizat e vdekura të lëkurës dy ditë pas depilimit, dhe çdo të dyten ditë në vazhdim. Aloa dhe kremrat që kanë për bazë ujin janë të sigurta për tu përdorur. Por duhet shmangur deodorantin në nënsqetullat tuaja mënjëherë pas depilimit, sepse poret janë ende të hapura.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.