10 kërkesat e domodoshme të policisë, Musliu-Shoshi: Pushteti duhet ta dëshmojë përkrahjen NULL NULL 03.10.2023 11:57 03.10.2023 11:57 Sindikata e Policisë e ka dërguar një peticion me 5 mijë e 623 nënshkrime tek Komisioni për të Drejtat e Njeriut, duke i prezantuar 10 kërkesat e tyre. Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Ariana Musliu-Shoshi, tha se këto kërkesa janë të domosdoshme dhe duhet të aprovohen pa asnjë vonesë. “Pushteti me votë në Kuvend duhet të dëshmojë përkrahjen!”, tha ajo. Këto janë 10 kërkesat e policisë: 1. Ligji i pagave; 2. Shtesa e rrezikshmërisë në punë; 3. Shtesa për punë të veçantë; 4. Klasifikimi në koeficient për stafin civil; 5. Shujta mujore; 6. Shpërblimi pë fund vit për performancë të mirë; 7. Tre paga përcjellëse për të pensionuarit; 8. Zbritja e përvojës së punës nga 0.5 në 0.25 për 15 vitet e para; 9. Sigurimi shëndetësorë dhe jetësor; 10. Ligji për pensionim në Policinë e Kosovës *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Krasniqi: Naim Murseli ka besuar se e krijon alibinë e një heroi që i shpëton fëmijët 5 orë më parë