10 gabimet e prindërve sipas fëmijëve NULL NULL 03.05.2015 13:00 03.05.2015 13:00 Të rriturit u tregojnë dhe spjegojnë fëmijëve se çfarë duhet të bëjnë, por rrallë ndodh e kundërta, që të dëgjohet zëri i fëmijëve. Ja 10 gabimet e prindërve sipas fëmijëve: 1. Kohë pas kohe prindërit nuk bëjnë atë që thonë. Na thonë të mos e bëjmë diçka, por ata vetë e bëjnë 2. Nuk na besojnë 3. Na vendosin shumë rregulla dhe na kufizojnë mendimet tona 4. Nuk na lënë të lirë lidhur me zgjidhjet e të ardhmes, 5. Kërkojnë nga ne të realizojmë ëndrrat dhe dëshirat e tyre të parealizuara 6 . Nuk mund ta pranojnë faktin se ne mund të jemi njerëz me karakter dhe vlera të ndryshme prej tyre 7. Nëse jeni djali i vogël i familjes apo djali i vetëm , nënat na rrisin si burrat e tyre të vegjël 8. Çdo gjë e mendojnë në emrin tonë duke na vendosur përpara zgjidhjeve të gatshme. Na e vendosin peshkun përpara, por nuk na mësojnë të peshkojmë për të 9. Duke plotësuar nevojat tona material mendojnë se i plotësojnë detyrat e tyre si prindër 10. Dashurinë të cilën nuk e kanë marrë mirë nga prindërit e tyre, e kanë të vështirë të na e japin