Lajmet e fundit
1 shtatori po nis pa telashe në komunën e Prizrenit, përveç disa vonesave procedurale nga Ministria e Arsimit, si dhe vonesa e sigurimit të librave shkollorë për nxënësit e komuniteteve pakicë.
Kështu ka bërë të ditur gazetari korrespodent i Klan Kosova, Nuhi Salihu, i cili në emisionin “Ora Shtatë” tha se disa prindër janë ankuar për mospërfshirjen në procesin e dhënies së mjeteve nga Ministria e Arsimit, te një libri që sipas tyre kushton rreth 6 euro, transmeton Klankosova.tv.
Salihu po ashtu shtoi se disa prindër kanë dhënë para edhe nga xhepi i tyre për të mbuluar shpenzimet për sigurimin e librave dhe mjeteve për fillimin e vitit të ri shkollor.