1 në 5 persona me hipertension në ShBA marrin ilaçe që rrisin presionin e gjakut

1 në 5 persona me hipertension në ShBA marrin ilaçe që rrisin presionin e gjakut

NULL NULL
2 months më parë

Gati gjysma e të rriturve në ShBA kanë presion të lartë të gjakut ose hipertension. Megjithatë, vetëm 1 në 4 prej tyre kanë arritur të ulin presionin e gjakut në nivelet e rekomanduara me trajtim, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Është e rëndësishme të mbani presionin e gjakut brenda niveleve të rekomanduara, nën 120/80 milimetra merkur (mm Hg). Hipertensioni rrit rrezikun e zhvillimit të një ataku në zemër dhe goditje në tru, të cilat janë shkaqet kryesore të vdekjes në ShBA.

Studiuesit nga Qendra Mjekësore “Beth Israel Deaconess” në Boston, kanë ekzaminuar të dhënat ekzistuese të sondazhit për të përcaktuar se sa njerëz me hipertension po marrin ilaçe që mund të rrisin presionin e gjakut.

Studiuesit analizuan të dhënat nga Sondazhi Kombëtar i Ekzaminimit të Shëndetit dhe të Ushqyerit, të mbledhura midis viteve 2009 – 2018.  Në total, kishte 27 mijë e 599 të rritur, nga të cilët 11.3 për qind ishin të zinj, 14.8 për qind ishin hispanikë dhe 65.3 për qind ishin të bardhë johispanikë.

Të dhënat për anketën u krijuan nga intervistat në shtëpi. Ndër detaje të tjera, u morën informacione për barnat me recetë.

Studiuesit identifikuan medikamente antihipertensive, të cilat njerëzit i marrin për hipertension, dhe medikamente që mund të shkaktojnë presion të lartë të gjakut.

Analiza e tyre tregon se gati 1 në 5 të rritur në Shtetet e Bashkuara me hipertension merrnin ilaçe që mund të rrisnin presionin e gjakut. Autorët zbuluan se një total prej 15 për qind e të gjithë të rriturve merrnin këto barna.

Medikamentet më të përshkruara që shkaktojnë rritje të presionit të gjakut janë ilaçet kundër depresionit, ilaçet anti-inflamatore josteroide, steroidet dhe estrogjeni.