1 mijë e 408 serbë në veri i konvertuan patentë-shoferët në RKS NULL NULL 02.07.2024 16:43 02.07.2024 16:43 Patentë shoferët. Foto ilustruese Qytetarët serbë që jetojnë në katër komunat veriore të Kosovës duket se janë goxha të interesuar për t’i konvertuar patentë-shoferët në RKS. Kështu të paktën thonë shifrat e publikuar nga policia. Zëvendësdrejtori për rajonin e veriut Veton Elshani, tha për Klankosova.tv se deri më tani 1 mijë e 408 qytetarë serbë në atë zonë i kanë marrë patentë-shoferët RKS. “430 në Leposaviq, 465 në Mitrovicën e Veriut, Zubin Potok 248 dhe Zveçan 265. Derisa vetëm nga fillimi i korrikut, 9 në Leposaviq, 17 Mitrovicën e Veriut, 14 Zubin Potok dhe 18 në Zveçan”, tha Elshani për Klankosova.tv Elshani theksoi se procesi po ec mirë. Derisa nga 9 maji kur edhe ka nisur procesi i konvertimit të patentë-shoferëve në tërë territorin e Kosovës kanë shprehur interesim gjithsejt 1 mijë e 713, qytetarë serbë. Afati i fundit për këtë proces është 9 gushti./ Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Ministria e Mbrojtjes i përgjigjet dezinformatës së Vuçiqit: Nuk koordinojmë operime me dronë jashtë kufijve të Kosovës 3 orë më parë
Kosova Haxholli thotë se MPJD i dha vërejtje me shkrim për reagimet e tij ndaj Serbisë në mbrojtje të interesit shtetëror të Kosovës 4 orë më parë