1 aksident me fatalitet, 773 gjoba dhe 37 aksidente në Ferizaj brenda një jave NULL NULL 02.12.2024 10:23 02.12.2024 10:23 Foto: Policia e Ferizajt Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se gjatë periudhës 25 nëntor deri më 1 dhjetor, ka shqiptuar 773 gjoba kundërvajtëse dhe janë hequr 8 patentë-shoferë për shkelje të rënda të rregullave të qarkullimit. Gjatë kësaj periudhe janë raportuar 37 aksidente rrugore, prej të cilave: 1 aksident me 1 viktimë, 10 aksidente me lëndime, ku janë lënduar gjithsej 18 persona dhe 26 aksidente me dëme materiale, thuhet në komunikaten e Policisë, transmeton Klankosova.tv. Policia apelon për kujdes të shtuar në trafik dhe respektim të rregullave për të parandaluar aksidentet për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.