1.4 milion për infrastrukturën e Pejës, Abrashi e Muhaxheri nënshkruan memorandum bashkëpunimi NULL NULL 1 month më parë 1 month më parë Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Arban Abrashi dhe kryetari Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për financimin e disa projekteve të rëndësishme infrastrukturore në këtë komunë, bëjnë të ditur nga MI. Abrashi tha se investimet infrastrukturore në Pejë do të shërbejnë më së shumti për zhvillimin e turizmit, duke lidhur fshatrat e kësaj komune në mes veti. Ai theksoi se kompletimi i infrastrukturës së komunave ka impakt në zhvillimin e turizmit dhe bujqësisë, duke krijuar edhe vende të reja të punës. Ndërkaq, kryetari Muhaxheri u shpreh se realizimi i këtyre projekteve qenë më se të nevojshme për Pejën, duke përmirësuar edhe më shumë infrastrukturën rrugore. Memorandumi parasheh asfaltimin e disa rrugëve në Komunën e Pejës në vlerë prej 1 milion e 400 mijë euro. Projektet infrastrukturore komunale janë në kuadër të investimeve të reja që i ka paraparë Ministria e Infrastrukturës në vitin 2021, e që janë gjithsej 33 projekte të reja.