Sot seanca e Kuvendit, 6 pika në rend dite NULL NULL 20.09.2021 07:10 20.09.2021 07:10 Sot mbahet seanca e parë e Kuvendit të Kosovës për sezonin vjeshtor. Seanca pritet të fillojë në ora 10:00, ku do të ketë gjashtë pika në rend dite. Fillimisht do të ketë deklarime jashtë rendit të ditës, e më pas pyetje parlamentare si dhe miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme. Ndërsa pikë e katërt e rendit të ditës është shqyrtimi i shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-013 për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës. Në pikën e pestë është shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-017 për Agjencinë për parandalimin e korrupsionit Pika e fundit e rendit të ditës në këtë seancë të parë vjeshtore do të jetë formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për 8 (tetë) anëtarë nga komuniteti shqiptarë dhe 1 (një) anëtar nga komuniteti serb në Bordin e RTK-së. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024