Rritet interesimi i studentëve kosovarë për të studiuar në Japoni NULL NULL 24.06.2021 10:58 24.06.2021 10:58 Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, priti sot në takim të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, Ogasaëara Mitsunori me të cilin bisedoi për mundësitë e bashkëpunimit në arsim. Ministrja Nagavci e falënderoi Mitsunori për ndihmën që ka dhënë Japonia për Kosovën, e në veçanti për mundësinë që ua ka dhënë studentëve të Kosovës që përmes bursave të studiojnë në universitetet japoneze. Sipas një njoftimi të MAShTI, ministrja Nagavci po ashtu e informoi Mitsunori për planet e Qeverisë që synojnë ta përmirësojnë gjendjen në të gjitha nivelet e arsimit, teksa theksoi se do të ishte i rëndësishëm bashkëpunimi me shtetin japonez në këtë drejtim. Ndërkaq, i ngarkuari me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, Ogasaëara Mitsunori, theksoi se është i kënaqur që interesimi i studentëve kosovarë për të studiuar në Japoni është rritur, prandaj theksoi se do të shikohen mundësitë për të rritur edhe numrin e bursave. Në këtë takim, ministrja Nagavci dhe Mitsunori u dakorduan që të punojnë për të krijuar mundësi të reja bashkëpunimi në arsim mes Kosovës dhe Japonisë/kp. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 15 orë më parë