Presidenti Begaj sot nis vizitën dyditore në Kosovë NULL NULL 15.08.2022 07:11 15.08.2022 07:11 Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj do të zhvillojë më 15-16 gusht një vizitë zyrtare në vendin tonë. Vizita e parë e presidentit Begaj pas marrjes së detyrës, bëhet me ftesë të homologes së tij, Vjosa Osmani. Gjatë kësaj vizite, kreu i shtetit shqiptar do të takohet me krerët e institucioneve shtetërore të Kosovës, krerët e partive opozitare, si dhe do të bëjë homazhe te varrezat e familjes Jashari, varri i ish-presidentit Ibrahim Rugovës, si dhe do të bëjë nderime para Memorialit për Personat e Zhdukur. Begaj do të ketë takim edhe me komandantin e KFOR-it, trupat e Forcave të Armatosura Shqiptare në kuadër të KFOR-it në Pejë, takim me kryetarin e Prizrenit Shaqir Totaj, si dhe do të vizitojë Kompleksin e Lidhjes së Prizrenit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024