Presidenti Begaj për herë të parë në Kosovë, pritet me ceremoni shtetërore NULL NULL 15.08.2022 10:33 15.08.2022 10:33 Me nderimet më të larta shtetërore, presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur në takim homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj. Kjo është vizita e parë zyrtare e Begajt jashtë Shqipërisë prej kur e ka marrë postin e kreut të shtetit. Me ftesë të presidentes Osmani, Begaj do të qëndrojë në Kosovë dy ditë, ndërsa do të takojë edhe kryeministrin dhe kryetarin e Kuvendit. Begaj do të takojë edhe krerët e partive opozitare në Kosovë si dhe do të bëjë homazhe të varrezat e familjes Jashari dhe të varri i presidentit historik Ibrahim Rugova. Ai gjithashtu do të bëjë nderime para memorialit për Persona të Zhdukur në Prishtinë. Presidenti i Shqipërisë do të ketë takim edhe me komandantin e KFOR-it, trupat e Forcave të Armatosura Shqiptare në kuadër të KFOR-it në Pejë si dhe kryetarin e Prizrenit Shaqir Totaj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 13 orë më parë