Osmani takon kryeministren e Islandës, flasin për procesin e anëtarësimit të Kosovës në KiE NULL NULL 02.02.2023 14:53 02.02.2023 14:53 Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj në Islandë ka takuar kryeministren e këtij vendi, Katrin Jakobsdottir. Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka bërë të ditur se në këtë takim është diskutuar për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Osmani ka theksuar se Islanda, një nga shtetet e para njohëse të Republikës së Kosovës, është partner i rëndësishëm dhe aleat i popullit të Kosovës. |Sot në Rejkjavik, bashkë me kryeministren e Islandës, Katrín Jakobsdóttir, diskutuam intensifikimin e bashkëpunimit me Islandën në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët, e në veçanti gjatë presidencës islandeze të Këshillit të Evropës. Shtyrja përpara e procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës është e një rëndësie të veçantë, meqë nga kjo do të përfitojnë të gjithë qytetarët tanë, pa dallim”. “Populli i Kosovës i është gjithnjë mirënjohës Islandës për mbështetjen e palëkundur përgjatë viteve, ndërsa bashkërisht, në frymë të vlerave të përbashkëta demokratike, do të vazhdojmë ta forcojmë partneritetin ndërshtetëror”, ka shkruar Osmani në Facebook. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 11 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 11 orë më parë
Kosova Fakulteti Juridik i UP-së në top 3-shën e gjithë botës, Osmani: Sukses historik 13 orë më parë