Osmani: Statistikat e viktimave të krimit janë trishtuese, kriminelet të ndëshkohen NULL NULL 25.10.2021 12:40 25.10.2021 12:40 Nën patronatin e kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezi, sot është hapur “Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit”, me moton “Së bashku në mbrojtje të viktimave të krimit”. Kryeprokurorii i shtetit, Aleksander Lumezi tha se Republika e Kosovës tashmë është prijëse në rajon sa i përket legjislacionit dhe trajtimit të viktimave të krimit sipas praktikave dhe standardeve më të avancuara ndërkombëtare. Lumezi tha se viktimat e krimit ngadalë por sigurt po i realizojnë të drejtat e tyre dhe po e marrin trajtimin e duhur nga institucionet vendor. Ndërsa, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se statistikat e viktimave të krimit janë trishtuese, prandaj kërkoi përkushtim dhe ndëshkim për të gjithë kryesit e krimeve. Derisa ka ofruar mbështetjen e saj në mbrojte të viktimave të krimit, Osmani kërkoi nga përfaqësuesit e sistemit të drejtësisë që të punojnë me integitet dhe profesionalizëm me qëllim që të rritet besimi i qytetarëve karshi institucioneve të drejtësisë. E ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu krahas thirrjes për ndëshkueshmëri sa më të lartë të kryesve të krimit, tha se mbrojtja e viktimave të krimit është prioritet i tyre. “Viktimë e krimit të jesh kushdo por shqetësues janë rastet e shumta të dhunës në familje dhe fëmijëve, prandaj prioritet i yni është trajtimi i dhunës në familje përmes ndryshimeve të shumë ligjeve”, tha ajo. “Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit” do mbahet deri më 29 tetor./KP *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 15 orë më parë