Komisioni për Çështje të Sigurisë miraton në parim tri projektligje NULL NULL 27.09.2022 11:46 27.09.2022 11:46 Komisioni për Çështje të Sigurisë ka diskutuar me dyer të mbyllura kur janë përmendur kazinot në Karaçevë. Kryetari i këtij komisioni, Bekë Berisha ka kërkuar nga mediat që të lirojnë sallën, ku më pas është vazhduar diskutimi me dyer të mbyllura. Në mbledhjen e së martës janë miratuar edhe tri projektligje. Anëtarët e Komisionit për Çështje të Sigurisë kanë miratuar në parim projektligjin për Tubime Publike, Sigurinë Kibernetike dhe për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar. Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Çuni ka folur për ikjen e pjesëtarëve të FSK-së nga vendi. Për çka ka propozuar që të kërkojnë informacione nga Ministria e Mbrojtjes. “Kishte me qenë mirë ne si komision t’ia bëjmë një pyetje me shkrim ministrit, se a është e vërtetë se ka rritje të numrit të pjesëtarëve të FSK-së që po largohen. Dhe si është interesimi i tyre për të konkurruar në Forcën e Sigurisë së Kosovës?”, ka thënë ai. Ndërkaq, kryetari i komisionit Bekë Berisha i cili ka ngritur çështjen e kazinove në Karaçevë, ka kërkuar që të mbyllet komisioni për media. “Në Karaçevë është paraqitur një problem tjetër… janë hapur kazinot. Si rregullohet ajo punë, MPB-ja ju ka thënë se duhet me thirr KFOR-in se është e përcaktuar. A mundeni të na i lironi sallën se po e mbyllim?”, ka thënë Berisha. Mbledhja e komisionit ka vazhduar me dyer të mbyllura./kp/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 52 minuta më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 2 orë më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 2 orë më parë