Vetëvendosje: Fajin për mosndëshkimin e krimeve të luftës e ka politika NULL NULL 05.09.2018 13:27 05.09.2018 13:27 Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar tryezën, “Mosndëshkimi i krimeve të luftës – Pasojat për popullsinë dhe shtetndërtimin”, ku u kërkua që institucionet e Kosovës të angazhohen maksimalisht në evidentimin dhe ndëshkimin e krimeve të kryera gjatë luftës së fundit. Ndërsa u tha se krimet e kryera nga ana e Serbisë në Kosovë, janë krime të planifikuara shtetërore. Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se shumica e bartësve të krimeve në Kosovë janë civilë. Ai theksoi se Serbia deri më tash ka dënuar 160 persona për krimet e kryera në luftëra, që sipas tij është shumë pak, pasi që kjo e fundit ka shkaktuar 160 mijë viktima. “Shteti nuk ka marrë asgjë për të adresuar krimet luftës. Shumë prej bartësve të dëmit kanë nevoja të dëgjohen. Bartësit e dëmit duhet të jenë në qendër të vëmendjes. Kur një shtet ka arritur deri këtu e nuk ka adresuar asnjë krim, atëherë është rrezik. Duhet urgjentisht të bëhet dokumentimi i dëmeve të luftës sikurse që është regjistrimi i popullsisë”, tha Kurti. Ai tha se Serbia duhet të kompensojë dëmet e shkaktuara në Kosovë, raporton KP. Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca tha se krimet më të mëdha gjatë dy dekadave ndodhën gjatë luftës së viteve 98-99. “Krimet e luftës së Serbisë kundër shqiptarëve nuk janë krime individuale, krimet e Serbisë karshi shqiptarëve kanë pasur karakter shtetëror. Ato nuk janë qenë pasojë e një shpërthimi spontan, por ka qenë ekzekutim i një plani qendror, i cili e ka pasur për qëllim shfarosjen e një populli”, tha Konjufca. Sipas tij politika në Kosovë gjithmonë i ka lënë anash krimet që janë bërë nga Serbia, që përbënë një ndër krimet më të mëdha që i janë bërë Kosovës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hoxha mbledh drejtorët rajonalë të policisë, flasin për "Goditjen" dhe "Targetin” 2 orë më parë
Kosova Dita Ndërkombëtare Pa Makina – qytetarët me biçikleta e trotinetë e shfrytëzojnë sheshin deri te rrethi i Flamurit 8 orë më parë