Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

​Vdes ish-presidenti turk, Kenan Evren

NULL NULL
10.05.2015 12:10
Ish-presidenti turk, Kenan Evren, i cili mori pushtetin në vitin 1980 pas një grushti shteti para se të drejtonte vendin me dorë të hekurt për nëntë vjet, vdiq dje në një spital të Ankarasë në moshën 97-vjeçare, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve Anadolu Agency.

Puçisti i parë i gjykuar për krime kundër shtetit dhe dënuar në vitin 2014 me burgim të përjetshëm, ishte shtruar në spitalin ushtarak të GATA-s që prej vitit 2012. Gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar kohët e fundit dhe ishte vendosur nën frymëmarrje artificiale.

Pas akteve të dhunshme në vitin 1960 dhe më pas në vitin 1971, grushti i shtetit i Kenan Evren ishte më i përgjakshmi me qindra mijëra persona të arrestuar, rreth 250 000 të shpallur fajtorë, 50 të dënuar të ekzekutuar, dhjetëra të tjerë të vdekur në burg prej torturave dhe dhjetëra mijëra turq të larguar.

Lindur në Alasehir më 17 korrik 1917 në një familje imigrantësh turq të Ballkanit, arsimuar në institucionet ushtarake, ai hyri në ushtri në vitin 1938, vit i vdekjes së themeluesit të Republikës, Mustafa Kemal Ataturk.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.