Thaçi tregon se kush ishte në dhomën e përgjimeve të PTK-së NULL NULL 27.05.2020 23:10 27.05.2020 23:10 Presidenti Hashim Thaçi ka dhënë detaje rreth vizitave sekrete të drejtuesve të institucioneve të vendit në dhomën e përgjimeve në PTK. Thaçi ka thënë se Albin Kurti, Xhelal Sveçla dhe Haki Abazi nga Lëvizja Vetëvendosje kanë shkuar në dhomën e përgjimeve ku ka të drejtë të hyjë vetëm kryeprokurori i vendit. “Pse ky grup ka shkuar në dhomën e përgjimeve dhe kanë ndalë kamerat për tri ditë. Çka kërkon kryeministri në dhomën e përgjimeve? Kjo është vepër penale. Ata duhet të përballen me drejtësinë, pasi kanë bërë vepra shumë të këqija”, është shprehur Thaçi në TV Dukagjini. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.