Shtyhet shqyrtimi i raportit të shpenzimeve të Kuvendit për 6-mujorin e parë të këtij viti NULL NULL 21.09.2022 10:58 21.09.2022 10:58 Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere nuk e ka shqyrtuar sot raportin e shpenzimeve të Kuvendit për 6 mujorin e parë të vitit 2022. Kryetari i Komisionit, Armend Muja, tha se kjo pikë e rendit të ditës, me kërkesë të sekretarit të Kuvendit, shtyhet për një mbledhje të radhës. Sipas deputetit Muja, kjo shtyrje e shqyrtimit të raportit të shpenzimeve të Kuvendit për 6-mujorin e parë të vitit 2022, po bëhet për shkak të mungesës së sekretarit të Kuvendit të Kosovës, i cili gjendet jashtë vendit, në Shqipëri në një vizitë së bashku me kryeparlamentarin në Kuvendin e Shqipërisë. Komisioni po shqyrton raportin me amendamente të Komisionit Funksional për Projektligjin për Kompensimin e Viktimave të Krimit./ KP *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Ambasadori suedez viziton familjen e Liridona Ademajt: Përshëndes reagimin e shpejtë të Policisë dhe Prokurorisë së Kosovës 9 orë më parë