​Shembet mbikalimi në Indi, tetë të plagosur - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

​Shembet mbikalimi në Indi, tetë të plagosur

NULL NULL
04/09/2018

Tetë persona janë plagosur kur një mbikalim u shemb në një autostradë në Kolkuta të Indisë.

“Të lënduarit janë transferuar në një spital lokal”, njoftoi përfaqësuesi i Ministrisë së Zhvillimit Urban të Bengalit Perëndimor, Firhad Hakim.

Tani për tani nuk ka të dhëna për të vdekurit, por policia dhe zjarrfikësit po kërkojnë në nën rrënoja për bllokimin e mundshëm të ndonjë qytetari.