Rikthehet qarkullimi i autobusëve në rrugën “Xhorxh Bush” NULL NULL 13.01.2023 07:53 13.01.2023 07:53 Trafiku Urban ka bërë të ditur se nga dita e premte do të rikthehet qarkullimi i autobusëve në linjat 1,3 dhe 4 sipas rendit të udhëtimit të mëparshëm në drejtim të rrugës “Xhorxh Bush”. Autobusët përgjatë sheshit “Xhorxh Bush” do të lëvizin me shpejtësi të kufizuar në 20 km/h. Ndërsa linjat 1A dhe 7C do të vazhdojnë sipas rendit të udhëtimit të tanishëm, thuhet në njoftim.