​ReMusica organizon “Natën Shqiptare” - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

​ReMusica organizon “Natën Shqiptare”

NULL NULL
24/05/2015
Festivali Ndërkombëtar i Prishtinës "ReMusica", i cili ka nisur të mbahet në Prishtinë, organizon sot një Tribunë Muzikologjike me temë “Krijimtaria e muzikës shqiptare në momentin e tanishëm” – sa është prezentë në Televizione, Radio, Koncerte, Festivale dhe sa ka botime.

Të ftuar për të diskutuar edhe për paralelen në mes situatës Shqipëri dhe Kosovë, do të jenë: Zhani Ciko, Nestor Kraja, Eriona Rushiti dhe Zeqirja Ballata.

Ky diskutim do të organizohet sot në Art Qendër, duke filluar nga ora 12:30.

Ndërsa në mbrëmje në orën 20:00 në Kishën Katolike “Shën Ndou”, do të mbahet koncerti “Nata Shqiptare” me artistët shqiptar.