Promovohet trashëgimia rajonale NULL NULL 13.05.2015 15:05 13.05.2015 15:05 Projekti i përbashkët i Bashkimit Europian dhe Këshillit të Europës, Mbështetje për Promovimin e Diveristetit Kulturor ka promovuar planin rajonal të trashëgimisë-qendër. Ky projekt synon një zhvillim të qëndrueshëm të trashëgimisë rajonale. Projekti i përbashkët i Bashkimit Europian dhe Këshillit të Europës, Mbështetje për Promovimin e Diveristetit Kulturor ka promovuar planin rajonal të trashëgimisë-qendër. Ky projekt synon një zhvillim të qëndrueshëm të trashëgimisë rajonale. Gjatë këtij promovimi, sot në Komunën e Prishtinës, përfaqësues të zyrës së Këshillit të Europës dhe të zyrës së Bashkimit Europian, folën për rëndësinë e këtij projekti duke e vlerësuar të rëndësisë së lartë për zhvillimin ekonomik të vendit. E përfaqësuesit e nivelit lokal dhe qendror shprehën gatishmërinë për kontributin e tyre në implementimin e këtij projekti. Isabelle Gallucci, shefe e zyrës së Këshillit të Europës në Prishtinë tha se trashëgimia dhe plani i shumëllojshmërisë është një projekt përmes së cilit e kuptojnë dhe vlerësojnë trashëgiminë kulturore. “Plani i diversiteteve dhe i trashëgimive rrjedh nga një pilot projekt i suksesshëm veçse i përfunduar në Kosovën Perëndimore. Sjellë një kornizë që ka për synim zhvillimin e qëndrueshëm të trashëgimisë së udhëhequr me iniciativa, me qëllim të ndërtimit të një turizmi të përgjithshëm për të gjithë regjionin”, tha ajo. Gaby Hagmuller, udhëheqëse për Zhvillim Social në Zyrën e BE-së në Prishtinë, ftoj përfaqësuesit protagonistët e këtij projekti që të implementojnë këtë projekt, me dokumente të tilla që siç tha ajo deri më tani kanë qëndruar në sirtar. “Është më rëndësi të thuhet se përfshirja e juaj sa më shumë së bashku në përpilimin e tij është një arsye përse publikime të tilla duhet të iniciohen, në mënyrë që të fillojnë jetën e tyre, të implementohet ashtu siç edhe dëshirojmë”, tha ajo. Ndërsa, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, u zotua se do të vazhdojë të mbështesë këtë projekt. Drejtoresha e Kulturës në këtë ministri, Vjollca Aliu tha se ketë projekt e cilësojnë me një rëndësi të veçantë, dhe se presin nga komunat që t’i aplikojnë këto dokumente. “Ajo çfarë dua të them sot është se ne si ministri presim që komunat nuk do t’i ruajnë në sirtar këto dokumente, do të mundohen që të paktën t’i aplikojnë, jo vetëm përmes pilot-projekteve por edhe përmes veprimeve konkrete që ato kanë në përgjithësi”, tha ajo. Se ky projekt ka një rëndësi të madhe, si në nivel qendror ashtu edhe lokal, e thanë edhe përfaqësues të komunës së Prishtinës. “Është shumë i rëndësishëm dhe shumë i nevojshëm jo vetëm në nivel komunal por gjithashtu edhe në nivel qendror”, tha Saranda Bogujevci, drejtoresha e kulturës në komunën e Prishtinës. Në promovimin e sotëm u tha se ku plan është një mjet i dobishëm që do të krijojë platformë për palët e interesit lokal, për t’i bashkuar forcat në një strategji rajonale dhe për të hapur rrugë për një lidhje më të fortë në mes të aksioneve bazë dhe nivelit qendror të bërit politikë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Sonte në Kiks Kosova - Të bijat fajësojnë mjekët në Gjakovë dhe Rahovec për vdekjen e babait (VIDEO) 20/09/2023