Prishtina me teknologji të re për llogaritjen e pronës NULL NULL 03/06/2015 03/06/2015 Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes profilit të tij në Facebook, ka bërë të ditur se Komuna e Prishtinës prej kësaj jave, do të nisë zbatimin e një teknologjie të re të matjes, që do të ndihmojë për zgjidhjen shumë më të shpejtë të ankesave të qytetarëve. “Prej kësaj jave Komuna e Prishtinës bëhet komuna e vetme në Kosovë që do të aplikojë teknologjinë më të avancuar në llogaritjen e pronës dhe sipërfaqes së reklamave. Kjo teknologji do të pamundësojë keqpërdorimet në vlerësimin e pronave (për tatim në pronë) dhe reklamave” u shpreh Ahmeti. 2 mijë ankesa në vjet nga qytetarët do të zgjidhen shumë shpejtë me këto pajisje dhe do të shtojnë të hyrat në komunë”, ka shkruar Ahmeti në facebook, ku ka publikuar edhe fotografitë e pajisjes së re.
Kosova A “kërcënoi” Bulliqi që bëhet i pavarur nëse s’fiton për kryetar të degës së VV? (VIDEO) 4 minuta më parë
Kosova Serbi mësoi të thotë në shqip “të dua” dhe “faleminderit”, gjatë seminarit të gjuhës (VIDEO) 8 minuta më parë